Mirçev emrin duhet ta zgjidhin 28 vende anëtare të BE-së
Profesori Universitar Dimitar Mircev, njëhersh këshilltar i Presidentit të Republikës konsideron se qëndrimi i Greqisë ndaj kontestit rreth emrit tani më është bërë pjesë e politikës së jashtme të përbashkët të BE-së.......

Për këtë arsye Mircev vlerëson se problemi i transferuar në Bruksel duhet të zgjidhet mes 28 vendeve anëtare dhe BE të del me qëndrim të unifikuar ndaj Maqedonisë.
Sipas tij, janë shterpë rekomandimet e BE-së që palët të gjejnë vetë zgjidhjen me kompromis.
“Qëndrimi i Greqisë ndaj nesh ishte kontest dypalësh, por u bë pjesë e politikës së jashtme dhe të sigurisë të përbashkët të BE-së. Ne duhet të insistojmë që ata ta zgjidhin këtë problem brenda, ato 28 vende anëtare, dhe në marrëdhëniet me ne të dalin me një qëndrim” – tha analisti, Dimitar Mirçev.
Modeli i deritanishëm i kërkimit të zgjidhjes sipas tij ka rezultuar pa sukses, prandaj Mircev nuk përjashton modelet e tjera të zgjidhjes, si ai me arbitrazhë, modeli i Rambujese dhe modelin e Dejtonit. Në ndërkohë diplomacia duhet të vazhdojë përpjekjet për të bindur Brukselin për fillimin e bisedimeve paraqasëse.
“Mund të bëhen bisedime dhe tani këtu është shansi ynë, ta bindim KE, i cili është i bindur tanimë pesë-gjashtë vjet, posacërisht Këshillin Evropian dhe Parlamentin se duhet të fillohen bisedimet. Këtu është shansi i dplomacisë tonë, por edhe i reformave të brendshme të qeverisë dhe ministrive” – tha analisti, Dimitar Mirçev.
Ndërkaq, kryediplomati Nikolla Poposki ka mohuar shkrimet në disa media se vendi do të heqë dorë nga këmbëngulja për emrin kushtues të vendit dhe se ndërmjetësuesi Methju Nimic do të paraqesë propozimin që maqedonasit të quhen qytetarë të “Republikës së Maqedonisë së Epërme".
Popovski ka deklaruar se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshimin e emrit kushtetues dhe asnjë ide dhe sugjerim që rrezikon popullin maqedonas dhe identitetin kombëtar maqedonas dhe veçoritë e kombit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
