Konsumimi i tepërt i antibiotikëve rrezikon shëndetin
Përdorimi i pakontrolluar i antibiotikëve pa rekomandim të mjekut mund të shkaktojë dëme serioze për shëndetin e njeriut.........

Mjekët bëjnë thirrje që të kemi kujdes gjatë përdorimit të antibiotikëve sepse ekzistojnë bakterie multirezistente të cilat mund të shkaktojnë rezistencë dhe të mos shërohemi nëse e teprojmë me marrjen e antibiotikëve.
“Mund të paramendoni një koh kur të vijë, kur shumica e infeksioneve më nuk do të kemi me qka ti kurojm, sidomos në kujdesin intenziv por edhe pacientët të cilët jan me imunitet të rëndë, pas nji kohe përshkak të rezistences të cilët antibiotikët e zhvillojn gjat përdorimit të pa kontrolluar jo racional të antibiotikëve në një koh do të vim kur antibiotiku nuk do të ketë efekt” - deklaroi Dugagjin Osmani, Biolog nga Instituti i Shëndetit Publik.
Osmani thot se qytetarët duhet edukuar që në mënyrë racioanel të përdorin antibiotikët, sepse në të kundërtën mund të shkaktohen superinfeksione të cilat shoqërohen me komplikime te rënda klinike.
“Tani më vjen në rritje numri i bakterieve Gramnegative të quajtur ashtu sikur EVLL pro bakterje me spektre të gjër të cilët janëë rezistent ndaj shum barnave” – tha Dugagjin Osmani, Biolog nga Instituti i Shëndetit Publik.
Që të parandalohet marrja pa kontrollë e antibiotikëve, ato tani nuk mund të merren pa recetë në barrnatoret e vendit. (Gyltene Sinani, TVM2)
