Maqedoni
Covid 19: 20 viktima, 106 raste të reja, 603 të shëruar
04.01.2021 21:03
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 761 testime të bëra ka regjistruar 106...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 761 testime të bëra ka regjistruar 106 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa janë shëruar 603 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 72 raste, Gostivari 6, Strumica dhe Prilepi me 5, Kumanova dhe Kavadari me 4 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 20 pacientë, prej të cilëve katër nga Shkupi, tre në Gostivar, nga 2 pacientë në Prilep, Manastir dhe Negotinë dhe nga një pacient në Kumanovë, Ohër, Dibër, Kavadar, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Vallandovë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 84.129 prej tyre janë shëruar 63.532 kanë humbur jetën 2550 dhe numri i rasteve aktive shënon 18.047
FLUTURA LATIFI
