Maqedoni
Mosmbajtja e maskës mbrojtëse, MPB gjobit 292 persona
05.01.2021 10:30
Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur 292 persona...

Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur 292 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Gjatë 24 orëve të fundit (04/05.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit”,- thonë nga MPB.
MPB u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19.
