Botë

“Suksesi” i fundit i Trumpit, Arabia Saudite dhe Katari i japin fund bllokadës

05.01.2021 11:00

Një sukses i diplomacisë, si dhe të asaj amerikane, quhet vendimi i disa orëve më parë që i jep fund një bllokade....

Një sukses i diplomacisë, si dhe të asaj amerikane, quhet vendimi i disa orëve më parë që i jep fund një bllokade që po “helmonte” marrëdhëniet e vendeve të Gjirit Persik. Arabia Saudite dhe Katari do të rihapin sërish kufijtë mes tyre, pas më shumë se një viti ku praktikisht vendi me kryeqytet Doha mbeti pothuajse tërësisht i izoluar.

Në 2017, Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti, dhe Emiratet e Bashkuara, vendosën të pezullojnë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin, që akuzohej si mbështetës i terrorizmit ndërkombëtar, akuzë kjo e mohuar gjithmonë nga Doha dhe lideri i saj, sheiku Al Thani.  
 
Sipas burimeve, marrëveshja midis Riadit dhe Dohës, që mund t’i paraprijë edhe asaj me vendet e tjera, u mundësua nga ndërmjetësimi i Kuvajtit, por sipas edhe vetëpohimit të palëve, veçanërisht “nga mbështetja e presidentit Trump dhe administratës së tij”.
 
Ndoshta marrëveshja mund të cilësohet si “fitorja” e fundit e presidentit Trump, përpara se të dorëzoi mandatin në duart e Joe Biden.