Botë
Kovid-19, shumë vende po realizojnë vaksinimin
05.01.2021 15:13
Serbia planifikon që në ditët në vijim të vaksinojë rreth 11 mijë persona me vaksinën anti Kovid.....

Serbia planifikon që në ditët në vijim të vaksinojë rreth 11 mijë persona me vaksinën anti Kovid. Nga Ministria serbe e shëndetësisë thonë se në mesin e 11.000 njerëzve të vaksinuar, do të përfshihen 8.500 punonjës shëndetësorë dhe 2.500 njerëz në shtëpitë e pleqve. Më 4 janar, Serbia pranoi kontingjentin e dytë prej 19.500 vaksinave të Pfizer/BioNtech, pas kontingjentit të parë prej 4,875 vaksinave, që arritën më 22 dhjetor. Autoritetet shëndetësore serbe kanë vlerësuar se të paktën 1.4 milion njerëz duhet të vaksinohen për të stabilizuar epideminë ndërsa deri në tre milionë “për të mposhtur COVID-19”.
Nga vendet e rajonit vaksinimi i personelit mjekësor dhe kategorive tjera të rrezikuara ka nisur edhe në Greqi dhe Bullgari, ndërsa Shqipëria pret që në fillimi të javës së tretë të janarit të merr 10 750 dozat e para të vaksinës anti Kovid nga kompania Pfajzer, një pjesë nga e cila do ti ndajë edhe për vaksinimin e personelit mjekësor në Kosovë.
Një nga vendet më të goditura në botën nga virusi korona Italia, tani ka vaksinuar 151.606 persona. Që 27 dhjetori kur ka filluar vaksinimi, siç njofton qeveria italiane, janë vaksinuarit, 134.255 persona nga personeli mjekësor, 8.771 persona të moshuar dhe 8.580 profesionistë të tjerë. Italia deri tani ka marrë 479.700 doza vaksinash dhe ka përdorur 31,6 për qind prej tyre. Italia pret të marrë edhe 470.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Ministria e Shëndetit e Izraelit ka autorizuar vaksinën e prodhuesit amerikan të ilaçeve Moderna. Kjo kompani ka marrë autorizim për vaksinën anti-Covid në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe autorizimet po shqyrtohen në Bashkimin Evropian, Singapor, Zvicër dhe Britani. Izraeli ka filluar të vaksinojë popullsinë e tij në një nga nivelet më të shpejta në botë, dhe synon të arrijë të gjithë qytetarët e rrezikuar deri në fund të janarit. Autoritetet filluan vaksinimet në 19 dhjetor me vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.
Edhe Indonezia përgatitet të nisë vaksinimin masiv kundër COVID-19, me vaksinën e zhvilluar nga firma kineze Sinovac Biotech. Ky vend do tu jap prioritet personave të moshës për punë pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efikasitetin e vaksinës tek të moshuarit, pasi provat klinike që po zhvillohen në vend, përfshijnë njerëz të moshës 18-59 vjeç. Autoritetet shëndetësore Indoneziane kanë thënë se vendi duhet të vaksinojë 181.5 milionë njerëz, ose rreth 67 për qind të popullsisë, për të arritur imunitetin e tufës anti Kovid. Në nivel botëror numri I të infektuarve ka arritur në mbi 85 milion e 783 mijë persona prej të cilëve mbi 48 milion janë shëruar ndërsa mbi 1 milion e 855 mijë persona kanë vdekur.
REJHAN BUSHI METAJ
