Botë

Ferizaj, 31 të lënduar nga një bombol gazi

05.01.2021 16:19

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 14:00 në njërin prej lokaleve të “Villaget” në Ferizaj, duke lënë të lënduar 31 persona...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 14:00 në njërin prej lokaleve të “Villaget” në Ferizaj, duke lënë të lënduar 31 persona. Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për mediat kosovare se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj.
 
"Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë. Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërim në QKUK në Prishtinë. Shpresojmë që të mos kemi raste me pasoja fatale”,- tha drejtori i Policisë.