Zjarri në “Global”, përfundon hetimi, hidrantët ishin jashtë funksionit
Pronarët e dyqaneve dhe objekteve afariste në Qendrën Tregtare....

Pronarët e dyqaneve dhe objekteve afariste në Qendrën Tregtare tashmë të djegur nga zjarri “Global” në Strumicë me praninë e inspektorëve dhe përfaqësuesve nga Prokuroria Publike hynë në objektet e tyre për të vërtetuar gjendjen momentale të dyqaneve të djegura.
Nga Lidhja e Shoqatave tregtare “Fer Esap” theksuan se inspektimi është bërë së bashku me pronarët në mënyrë që të bëhet edhe organizimi për pastrimin e plotë të ndërtesës.
Pasditen e së hënës inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer edhe Prokuroria Publike së bashku me ekipet e krim teknikës në kuadër të MPB-së, Drejtoria për Mbrojte dhe shpëtim dhe nga njësiti zjarrfikës.
Pa u dhënë shumë detaje në vendin e ngjarjes janë grumbulluar dëshmi për të hetuar arsyet e shkaktimit të zjarrit. E vetmi detaj që është mësuar deri më tani është se zjarri ka shpërthyer ë hyrje të qendrës tregtare dhe se hidrantët që kanë qenë të vendosura në qendrën tregtare kanë qenë jashtë funksionit.
Nga qeveria gjatë ditës së sotme edhe njëherë bënë thirrje për grumbullim fondesh për objektin e djegur dhe theksuan se hetimi i plotë do të vërtetoj nëse do të ketë përgjegjësi penale për zjarrin e shkaktuar.
