Vladimir Kliçko për herë të 17-të mbron titullin kampion në peshat e rënda

15.11.2014 19:30

Vladimir Kliçko sonte do të mbrojë titullin në kategorin e rëndë kundër boksierit Bullgar Kubrat Pulev, mirëpo në Hamburg ka udhëtuar edhe konkurenti i mëparshëm Shenon Brigs i cili sërish po provokon ukrainasin që ti kryqëzojnë dorëzat.........

Vlladimir Kliçko për momentin është mbret i boksit profesionist tash 8 vite, ndërkaq sonte Kliçko për herë të 17-të do të mbron titullin e më të merit në botë në peshat e rënda.

Bilansi i tij është impresiv: nga 65 paraqitje në ringun profesionist gëzon 62 fitore, ndërkaq vetëm 9 prej tyre nuk janë me nokaut.

Kundërshtari i sontëm i Vlladimir Kliçkos, bullgari Kubrat Pulev është yll i ri i boksit profesionist, i cili në 20 sfidat e deritashme ka shënuar po aq fitore dhe të gjitha me nokaut.

Njohësit e mirë të boksit profesionist thonë se sonte në Hamburg mes Kliçkos dhe Pulevit do të zhvillohet në luftë e zjarrt. (Artan Ziberi, TVM2)