Shqipëri, Olta Xhaçka mori detyrën ministre e jashtme

05.01.2021 18:46

Pak momente pasi Gent Cakaj i dorëzoi detyrën, Olta Xhaçka....

Pak momente pasi Gent Cakaj i dorëzoi detyrën, Olta Xhaçka, në cilësinë e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, paralajmëroi një reformim të thellë të shërbimit diplomatik shqiptar.

Ndërsa kryeministri, Edi Rama, u dha fund pikëpyetjeve se pse kishte vendosur ta mbante postin e ministrit, duke u shprehur i lehtësuar për kalimin e përgjegjësive tek Xhaçka.

Ish ministri në detyrë, Gent Cakaj, nuk e përjashtoi angazhimin e tij në poste zyrtare, ndryshe sa tha kur dha dorëheqjen, ndërsa garantoi mbështetje të pakursyer për pasardhësen e tij. (Luljeta Ndoka, TVM2)