Shqipëri, 11 të vdekur e 660 të infektuar
05.01.2021 19:25
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri...

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit është rritur numri i rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19.
Nga 3424 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë, ndërsa 11 persona e kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
