Maqedoni

Parashikimi i motit

06.01.2021 09:06

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët lindore me periudha të shkurta dielli...

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët lindore me periudha të shkurta dielli, ndërsa në pjesët perëndimore me reshje të përkohshme të shiut, në male të borës. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës reshjet do të përhapen gjithkund, ndërsa më të mëdha do të jenë në pjesët perëndimore. Reshje të borës përkohësisht do të ketë edhe në disa vende më të larta. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri 5 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë prej shtatë deri 13 gradë celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me mjegull ku në fund të ditës do të shfaqen reshjet e shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë celsius.