Botë

Spitalet e Los Anxhelosit tejmbushen nga pacientët me COVID-19

06.01.2021 09:54

COVID-19 po godet aq shumë Kaliforninë sa që spitalet dhe shtëpitë e varrimit janë mbingarkuar....

COVID-19 po godet aq shumë Kaliforninë sa që spitalet dhe shtëpitë e varrimit janë mbingarkuar. Zyrtarët shëndetësorë në Los Angeles , thonë se një njeri po vdes atje çdo 15 minuta dhe ndihmës mjekëve u thuhet që të mos i sjellin njerëzit në spitale nëse nuk duket se do të mbijetojnë.
 
Urdhri, i lëshuar të hënën vonë, shënoi një përshkallëzim të masave që po merreshin nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin përballë rritjes alarmante të infeksioneve COVID-19, shtrimeve në spital dhe vdekjeve, shkruan Reuters.
 
Ambulancat janë detyruar të presin disa orë për të zbritur pacientët në disa spitale të Los Anxhelosit, duke shkaktuar vonesa në të gjithë sistemin e reagimit emergjent të qarkut.