Maqedoni
Qeveri, dorëzohet plani për shpërndarjen e administratorëve
06.01.2021 10:51
Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në pajtim me obligimet ligjore nga ligji K5...

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në pajtim me obligimet ligjore nga ligji K5, i 2 jave para kohe ka dorëzuar Qeverisë informatën me planin për shpërndarjen e punonjësve administrativ.
“Në pajtim me nenin 4, paragrafi (1) i Ligjit për shpërndarjen e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të realizohet shpërndarja e gjithsej 1.357 punonjësve administrativ në gjithsej 258 institucione të pushtetit lokal dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj” – thuhet në një komunikatë nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Kjo kategori e të punësuarve, siç thuhet në komunikatë, do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të themeluara me ligj, kurse të organizuara si agjenci, fonde, institucione dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, por edhe nga komunat e qytetit të Shkupit dhe agjencitë aksionare në pronësi shtetërore. Ky plan përfshin të gjithë të punësuarit në Ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilët kanë lidhur kontrata punësimi deri më datën 31 dhjetor të vitit 2019. Sipas planit të dorëzuar punonjësit administrativ do të shpërndahen nëpër institucione tjera por në vendin e punës në të cilin kanë kontratën për punësim, dhe i plotësojne kushtet të përcaktuara në aktin për sistemimin e vendeve të punës në institucionin në të cilin është caktuar – thuhet në komunikatën nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
