Botë

BioNTech kundër shtyrjes së dozës së dytë të vaksinës

06.01.2021 12:17

Kompania gjermane BioNTech që ka zhvilluar vaksinën kundër virusit koronasë bashku me Pfizer...

Kompania gjermane BioNTech që ka zhvilluar vaksinën kundër virusit koronasë bashku me Pfizer deklaroi se nuk kanë të dhëna dhe prova që mbështesin sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, nëse doza e dytë shtyhet më shumë se tri javë.
 
BioNTech deklaroi se testet që ata kanë zhvilluar dhe që tregojnë se efikasiteti i vaksinës është 95%, janë të bazuara në dhënien e dy dozave me një diferencë kohore prej tri javësh.
 
“Vendimet për mënyra alternative të vaksinimit iu përkasin autoriteteve shëndetësore, por ne besojmë se doza e dytë nevojitet për të siguruar mbrojtje maksimale kundër sëmundjes”, deklaroi kompania.
 
Kjo deklaratë vjen pasi disa vende si Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar kanë deklaruar se do t’i ndajnë dy dozat në një diferencë më të gjatë kohore, në mënyrë që t’iu mundësohet sa më shumë njerëzve që të vaksinohen me dozën e parë.