Në “Alo Mjek” për këshillë 9.686 thirrje për dy muaj

16.11.2014 14:31

Në linjën telefonike 02/15123 për këshillë mjekësore "Alo mjek" në dy muajt e fundit janë regjistruar 9.686 thirrje, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme 273........

Thirrjet në linjën telefonike për këshillë mjekësore janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, kumtoi sot Shtëpia Shëndetësore Shkup.

Të gjithë qytetarëve të cilët janë paraqitur u është dhënë ndihmë mjekësore përmes këshillës mjekësore dhe terapisë së nevojshme simptomatike. Të gjithë personave të cilët drejtohen përmes linjës "Alo mjek" dhe për shkak të urgjencës për gjendjen shëndetësore për të cilën janë paraqitur, thirrja u është orientuar nga specialistët kujdestarë ndaj shërbimit për ndihmë urgjente mjekësore.

Thirrjet në 15 123 janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë së ndryshme, kardiovaskulare, simptoma respiratore, këshilla për temperaturë trupore, për ushqim te më të vegjëlit dhe simptoma të sëmundjes.

Çdo ditë nga ora 18:00 deri në orën 22:00 në qendrën e thirrjes "Alo mjek" për këshillë mjekësore janë kujdestarë dhe në dispozicion për këshill shëndetësore drejtorët e institucioneve shëndetësore publike.