Maqedoni

Vaksinimi, përqindje e madhe e mjekëve do të vaksionohen

06.01.2021 13:27

Mbi 60% e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen kundër virusit korona ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe...

Një përqindje e madhe e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen kundër virusit korona ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin e mëngjesit në TVM1. Ky numër, sipas tij është rezultat i hulumtimit të zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë me punonjësit shëndetësor.
 
"Punonjësit shëndetësor shprehin interesim me përqindje të lartë për ta pranuar vaksinën dhe kjo është shenjë e mirë për gjithë qytetarët. Punonjësit shëndetësor ishin të parët në linjën në luftë dhe e dinë se sa i frikëshëm është virusi. Nëse vaksinohen ata, kjo do të mbjell besim edhe te qytetarët.", tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. 
 
Filipçe, tha se nga Ministria do të ketë njoftime të sakta për rëndësinë e vaksinimit dhe sigurinë e këtij procesi.
 
"Vaksinimi është proces serioz. Vaksinat janë të sigurta dhe të kontrolluara në platforma që janë zhvilluar edhe vaksinat tjera. Një vaksinë e cila kalon procedurën nga agjencia evropiane dhe amerikane për barna, si p.sh vaksina Faizer, me siguri është e sigurt për shkak se kriteret dhe kushtet e këtyre dy agjencive janë shumë të rrepta.", tha Filipçe.
 
Ai theksoi se të gjitha vaksinat të cilat do të arrijnë tek ne do të jenë plotësisht të sigurta dhe se qytetarët do të mund të kenë besim të plotë në procesin e vaksinimit. Porositi, se qytetarët duhet të jenë të vetëdishëm, se vetëm përmes vaksinës, mund të çrrënjoset virusi. Filipçe, njëherit theksoi se situtata epidemiologjike po përmirësohet në katër javët e fundit, ndërsa për këtë merit kanë edhe qytetarët të cilët i respektojnë masat për mbrojtje.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI