Maqedoni

Rruga për në Shën Naum, Boçvarski: E mjerueshme, biseduam për rehabilitim

06.01.2021 13:49

Rrëshqitje dheu, të çara, copëza dhe vrima të hapura, e ngushtë dhe shumë e pasigurtë...

Rrëshqitje dheu, të çara, copëza dhe vrima të hapura, e ngushtë dhe shumë e pasigurtë, kështu duket rruga nga Ohri në pikën kufitare Shën Naum. Linja ndërkombëtar që lidh Ohrin me plazhet kryesore të atraksioneve turistike, kompleksin e Shën Naumit, por edhe Shqipërinë, është duke u copëtuar për vite me rradhë. Kjo rrugë është shumë e frekuentuar, automjetet dhe autobusët kalojnë përmes saj sepse lidh qytetin me disa vendbanime. Dhjetra aksidente trafiku ndodhin çdo vit në këtë rrugë, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Kjo rrugë është ndërtuar 50 vite më parë dhe nuk është bërë asnjë rinovim në të. Në një vizitë në Ohër, ministri i transportit dhe lidhjeve tha se është duke u menduar për një rehabilitim të rrugës. 
 
“Ne biseduam për rehabilitimin e rrugës nga Ohri në Shën Naum për të hyrë në programin e ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore në mënyrë që t'i mundësojmë rajonit të funksionojë më mirë.", tha Blagoj Boçvarski, ministër i transportit dhe lidhjeve. 
 
Në vitin 2014, u ndërtua një projekt për ndërtimin e autostradës Ohër - Shën Naum. Rruga me katër korsi me gjerësi 12 metra duhej të kalonte mbi atë ekzistuese, në malin Galiçica, por ky projekt dështoi me kërkesë të UNESCO. Ndërsa ende nuk dihet se kur do të rregullohet kjo rrugë për të qenë më e sigurtë. 
 
ILMIE ZHAKU