Ekonomi

Shporta mujore 4 anëtarëshe, LSRMV: Të rritet paga minimale

06.01.2021 15:46

Përllogaritjet e fundit të publikuara nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregojnë se dy rroga minimale...

Përllogaritjet e fundit të publikuara nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregojnë se dy rroga minimale nuk mjaftojnë për t’i mbuluar shpenzimet bazë të një familje 4-anëtarëshe. Sipas LSM-së në nëntor shporta minimale e shpenzimeve ka arritur në 33 mijë e 742 denarë, që nënkupton se nevojiten +3 mijë e 874 denarë më shumë se dy paga minimale. Lidhja e Sindikatave njofton se  më shumë para shpenzohen në ushqim dhe pije si dhe  në pagesat e faturave.
 
Shporta mujore 4 anëtarëshe, qytetarët: Çmimet janë reale, nuk ka para
 
Edhe qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se standardi jetësor është vështirë që të mbahet, sepse të ardhurat mujore nuk mjaftojnë për ta përmbyllur muajin, ndërsa nevojat cdo ditë e më shumë po rriten. 
 
"Çmimet e pazarit nuk janë të larta por paratë janë pak. Ajo është problemi, cmimi është real mirëpo parat nuk dalin. Rrogat janë të vogla, kriza e bën të veten. Çarshija është bllokuar, njerëzit nuk punojnë, nuk kan ku të marrin rroga"....
 
"Shumë i shrejtë është. Shkupi kohë më parë ka qenë det, tash jo"....
 
"Nuk dalin. Shumë është shtrejtuar. 50%  janë shtrejtuar diku çmimet. Përpara me 50 denarë mundeshe të hashë diçka, kurse tani me 100-150 denarë"...
 
"Varet nëse në familja është vetëm një antëtarëshe që punon, është problem i madh. Nëse ka dy ose tre të punësuar atëherë shumë lehtë e kalojnë.", thanë qytetarët e anketuar nga TVM2.
 
Nëse përllogaritjet e fundit tregojnë se shporta minimale nga muaji në muaj rritet, kjo do të thotë se po rriten edhe shpenzimet për klasën punëtore. Vetëm gjatë 12 mujave të vitit të kaluar, shpenzimet kryesore  janë rritur për 1.000 denarë më shumë. Edhe shporta minimale sindikale krahasuar nga muaji në muaj po shënon rritje të vazhdueshme. Gjatë muajit nëntor  te 2020, krahasuar me shportën minimale me muajin dhjetor të 2010,  ka rritje të harxhimeve për 4.543 denarë.
 
Nga Lidhja e Sindikatave theksojnë nevojen e rritjes se pages minimale me qëllim të përmirësimit të standardit të punëtorit me të hyra minimale. Prej fillimit kur për herë të parë  në 2012ën, është paguar paga minimale në vlerë prej 8.050 denarë,  deri më sot ajo është rritur për 6.884 denarë. Conform rekomandimit nga ana e Këshillit Ekonomiko-Social, e sindikatave dhe punëdhënësve harmonizimi i ri i pagës minimale pritet  të ndodhe në mujain  mars të këtij viti.
 
SEDAT SELIMI