Ekonomi

Pakoja e pestë e ndihmave financiare, Bislimi: E nevojshme por të ndahet në dy grupe

06.01.2021 15:56

Pako e pestë e ndihmave financiare për bizneset e prekura nga kriza Covid 19 është mëse e duhur, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi....

Pako e pestë e ndihmave financiare për bizneset e prekura nga kriza Covid 19 është mëse e duhur, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi. Kjo për shkak se sipas tij, vendit dhe sektorit privat do ti duhet një kohë e gjatë deri sa të rikuperoj dëmet e shkaktuara gjatë periudhës së krizës. Bislimi vlerëson se nevoitet qasje ndryshe për bizneset e vogla dhe të mesme, e ndryshe për ato të mëdha.  
 
“Duhet të ndahet në dy grupe. Grupin e parë ndihmë e tanishme e përnjëhershme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të mund ti mbijetoj në këtë krizë të thellë të recesionit ekonomik, kurse për ndërmarrjet e mëdha të ciët janë bartëse të aktivitetit ekonomik duhet ndihmnë plotësuese për të rrrit kapacitetin prodhues me qëllim që të vazhdojnë të jetë bartës të aktivitetit ekonomik dhe të jenë të afta dhe konkurente në tregun global, përndryshe nuk ka perspektivë ekonomike.”, tha Sami Bislimi, profesor universitar.
 
Përndryshe lajmin se do të pasojë pako e pestë e masave e dha kryeministri Zoran Zaev, i cili informoi se për momentin vijon procesi i konsultimeve me sindikatat, me përfaqësuesit e partnerëve të tjerë social, të odave ekonomike, me qëllim që me kujdes të targetojmë më të prekurit.
 
ERSAN PAJAZITI