Botë

Shpërthimi i gazit në Ferizaj, hetimi: Bombola që shpërthehu, ishte e krisur

06.01.2021 16:03

Prokuroria Themelore ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin që ndodhi të martën në restorantin “Steak House” në Ferizaj...

Prokuroria Themelore ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin që ndodhi të martën në restorantin “Steak House” në Ferizaj, si pasojë e të cilit mbetën të lënduar 44 persona. Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
 
Në bazë të hetimeve preliminare të zhvilluara nga organet e hetuesisë, shkaktar i shpërthimit të së martës në një restorant në Ferizaj, ishte bombola 25 litërshe e gazit që rezultoi të ishte e krisur. Hetuesit thonë se ishte fat i mirë që nuk kanë shpërthyer edhe tri bombolat e tjera të gazit që gjendeshin në atë moment në kuzhinën e restorantit. 
 
Nga 44 personat që mbetën të lënduar nga shpërthimi, 15 pacientë janë paraqitur në Qendrën Emergjente, ku është intervenuar në 13 prej tyre, 6 pacientë janë në mjekim intensiv të anestezilogjisë dhe janë në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije, me të djegura në mbi 30 për qind të trupit. Derisa njëra nga të lënduarat, ka mbi 50 për qind të trupit të djegur. 8 të tjerë janë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe janë në gjendje të mirë. Gjashtë persona të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore pritet  të dërgohen për shërim jashtë vendit. Është e mirë ndërkohë gjendja e njërëz nga të lënduarat që ishte shtatzënë si dhe e fëmijës 5 vjeçar që pësoi nga shpërthimi. 
 
Dëmtimet janë të mëdha jo vetëm tek lokali ku ndodhi shpërthimi, por edhe tek lokalet përreth dhe makinat që ishin përuar aty pranë.
 
FLUTURA LATIFI