Zjarri në “Global”, VMRO: Përgjegjsi për punë të papërgjegjshme
VMRO DPMNE kërkon përgjegjësi për djegien e Qendrës Tregtare “Global”....

VMRO DPMNE kërkon përgjegjësi për djegien e Qendrës Tregtare “Global”, në Strumicë. Sipas opozitës, kjo qendër tregtare nuk ka patur sistem mbrojtës kundër zjarrit, duke vënë kështu në rrezik jetën e mijëra qytetarëve.
Partia e Mickovskit, kërkon përgjegjësi nga autoritet lokale të kohës, të cilët kanë ndërtuar dhe legalizuar këtë objekt.
“Zoran Zaev, ia doli të legalizojë “Globalin” në janar të vitit 2014 dhe, vetëm pas shtatë vjetë, gjatë një zjarri të madh, zbulohet se objekti në gjashtë kate nuk ka mbrojtjen e duhet kundër zjarrit. Dmth. punë e papërgjegjshme e mbikqyrjes gjatë ndërtimit, a e ndërton komuna; punë e papërgjegjshme edhe gjatë legalizimit të objektit nga inspektorët komunal, dhe në fund, punë e papërgjegjshme, në gjithë këto vite, e Ndërmarrjes Komunale “Komunalec”, e cila ekonomizon me ‘Global-in’.” – tha zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Nga ana tjetër Ndërmarrja Publike “Komunalec” ka filluar pastrimin e mbetjeve nga zjarri. Autoritet thonë se kanë angazhuar mbi 60 punëtorë dhe makineri të mjaftueshme për të mënjanuar mbi 140 tonelata mbetje.
Konsiderojnë se ambijentet e djegura do të pastrohen brenda një jave që më pas të bëhet vlerësimi dhe sanimi i dëmeve. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
