Portugalia si udhëheqëse me BE-në, Bullgaria s’është fajtore por mbështetëse e zgjerimit
Portugalia si udhëheqëse me BE-në....

Portugalia si udhëheqëse me BE-në nuk mendon se Bullgaria është fajtore për moszgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit. Për agjensinë e lajmeve BTA, ambasadori portugez Nuno Britu thotë se pikërisht Sofja lobon më së shumti për zgjerimin e BE-së, por rikujton se për miratimin e politikave të unioit, nevojitet vendim me konsensus ndërsa sipas tij, bisedimet për zgjerim vazhdojnë në nivel të lartë politik të BE-së.
“Nuk është në rregull të fajësohet Bullgaria për ndërprerjen e procesit sepse pikërisht ky shtet është njëri nga përkrahësit e fuqishëm të zgjerimit të BE-së. Nevojitet qëndrim i njëzëshëm për miratimin e vendimit të kësaj fushe, ndërsa debati për zgjerim vazhdon në nivel të lartë politik”- thotë ambasadori i Portugalisë në BE, Nuno Britu.
Ramadani: Qëndrimi portugez i pritshëm
Për analistët politik qëndrimi i diplomacisë së Lisbonës nuk është befasi. Njohësi i çështjeve Ismet Ramadani thotë se secili vend anëtarë i BE-së krijon nja grup shtetesh brenda për të cilët angazhohet më tepër. Thotë se duhet vazhduar bisedimet me Bullgarinë, që të arrihet një marrëveshje e pranuar për palët.
“Për mua nuk është ndonjë befasi ose e papritur për deklaratën që dëgjuam nga ambasadori i Portugalisë për faktin se atë shtytje atë përkrahje që e kishim nga Gjermania Federale nuk do ta kemi nga Portugalia, dhe duhet patur parasysh se shtetet që janë anëtare të BE-së, ndonjëherë në heshtje, ndonjëherë më ndonjë zë të vonuar përkrahin gjithmonë atë shtet që e kanë në familjen e tyre dhe deklarata e amabasadorit portugez është në kët kontest. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet angazhuar më tutje që të gjejmë një zgjidhje me Bullgarinë” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Ndërkohë, nga Sofja zyrtare edhe në këtë fillim vit nuk kemi të shtrirë dorën e pajtimit. Zv.kryeministri Karakaçanov për televizionin nacional bullgar ka thënë se poqeseRMV vazhdon me qëndrimin e saj ndaj Bullgarisë, do të ngelet edhe shumë kohë në dhomën e pritjes së BE-së.
Karakaçanov vazhdon të deklarojë se Shkupi ka pretendime ndaj historisë bullgare, ndërsa rithekson se Sofja nuk do të lejojë shkeljen e interesave nacionale. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
