Në luftë me Covid-19, shuhet muzikanti Kujtim Prodani
06.01.2021 16:30
Ndërron jetë në moshën 57 vjeçare Kujtim Prodani....

Ndërron jetë në moshën 57 vjeçare Kujtim Prodani.
Muzikanti dhe kompozitori mësohet se prej ditësh ishte në luftë me Covid-19.
Prodani ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku edhe po merrte ndihmën e nevojshme shëndetësore që prej kohës kur ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pak ditë më parë vetë ai publikoi një foto me maskë oksigjeni nga spitali, teksa e cilësonte virusin si “flamë e keqe”.
Prodani ishte djali i këngëtarëve të njohur shqiptar Anita Take dhe Agim Prodani.
