Antibiogrami masë për përshkrimin adekuat të antibiotikëve

16.11.2014 14:53

Përshkrimi joadekuat i antibiotikëve në shumicën e rasteve ndikon që infeksionet të kenë recidive të njëpasnjëshme.......

Sipas Mikrobiologëve një ndër masat që ndikon në përshkrimin adekuat të antibiotikëve është realizimi i antibiogramit. 

Terapia e përshkruar duhet të jetë e bazuar në antibiogram  sepse ka një spektër të gjërë të bakterieve të cilat kurohen vetëm me terapai adekuate,vbakterie këto që shkaktojnë pasoja të rënda mbi shëndetin.

“Bakteriet me të cilat ka problem në tërë botën janë stafilokukou meticilin rezistent,esheria koli klepsiela të cilat janë esbl” – tha Teuta Kurti,  Mikrobiologe.

Sipas Mikrobiologëve rekomandohet që cdo pacient të bëjë strisho të fytit apo të hundës, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të përshkruhet antibiotiku i cili vepron ndaj infeksionit.

“Qëllimi i anitibiogramit është që të detektojmë sa më parë bakterien në fyt hundë apo në mostrat tjera ,që të bëjmë prevenimin e rezistencës antimikrobike dhe për këtë arsye duhet njherë të bëhet strishoja e hundës fytit që të caktohet antibiotiku që vepron ndaj këtyre bakterieve” - tha Teuta Kurti,  Mikrobiologe.

Duhet të ndërgjegjësohemi të bëjmë antibiogram sepse vetëm në këtë mënyrë pacientët do të kenë sukses në shërimin e tyre, antibiotikët efekt më të madh ndërsa mjekët lehtësi dhe sukses në punën e tyre. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)