Kosovë, sigurohen 2 mln vaksina, 535 mijë deri në Shkurt

06.01.2021 19:30

Kosova regjistroi këtë të mërkurër dy viktima...

Kosova regjistroi këtë të mërkurër dy viktima dhe 301 raste të reja me Covid 19. Vaksinat e para anti-Covid në Kosovë pritet të vijnë në muajin shkurt.

Qeveria e Kosovës ka arritur të sigurojë afër 2 milionë doza.

535 mijë të parat deri në muajin shkurt. Autoritetet e Kosovës  kanë prezentuar sot  Strategjinë e imunizimit.