Shqipëri, 7 viktima dhe 725 të infektuar në 24 orët e fundit
06.01.2021 19:50
Problematike vijon të mbetet situata nga Covid 19 në Shqipëri....

Problematike vijon të mbetet situata nga Covid 19 në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona ndërsa janë infektuar 725 persona.
Ajo që bie në sy është edhe rritja e numrit të testimeve, 3906 të tilla, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë.
Kryetarja e Komitetit të ekspertëve Mira Rakacolli, tha se masat kufizuese do të vijojnë, ndërsa sugjeroi aksinimin edhe të personave që e kanë kaluar virusin.
Mësimi online në Universitete pritet të rifillojë pas dy javësh, ndërsa shkollat më 11 janar. Ndërkohë, ora policore nga 22.00 deri në 6 të mëngjeit do të jetë ende në fuqi. (Luljeta Ndoka, TVM2)
