“Covid 19”, 12 viktima, 622 raste të reja, 1689 të shëruar
06.01.2021 21:03
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2452 testime të bëra ka regjistruar 622 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë shëruar 1689 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 300 raste.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 12 pacientë, prej të cilëve tre nga Shkupi, dy në Ohër dhe nga një pacient në Kumanovë, Tetovë, Dibër, Gostivar, Kriva Pallankë, Radovish dhe Negotinë.
