Kongresi konfirmoi fitoren e Biden, dështuan përpjekjet e Trumpit për puç

07.01.2021 11:23

Kongresi amerikan këtë mëngjes....

Kongresi amerikan këtë mëngjes sapo e ka konfirmuar fitoren e presidentit të ri Xho Bajden, edhe përskaj protestave  të dhunshme që ndodhën ditën e  fundit përmes së cilave  presidenti në largim Donald  Tramp  donte ta ndalonte një vendim të tillë. Konfirmimi i fitores se Bajden, ndodhi në ora 4 të mëngjesit të sotëm sipas orës lokale amerikane. 

Numërimi i votave në tre vendvotimet e vendosi Xho BAjdenin  dhe nenkryetaren Kamalla Haris  mbi pragun e nevojshëm të votave , që janë 270, për të mare postin e presidentit. 

Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve i hodhën poshtë ankesat  për votimin për Bajdenin  në Xhorxhija dhe Pensilvani. Republikanët gjithashtu i kundërshtuan  votat zgjedhore  në Arizona, Nevada, dhe Micigan.