Trazirat në ShBA, shtetet perëndimore dënojnë dhunën

07.01.2021 11:44

Ngjarjet e djeshme ne Uashington....

Ngjarjet e djeshme ne Uashington pas sulmeve të kryera nga ana e simpatizantëve të presidentit në largim, Donald Tramp, që ia bëri  Kongresit amerikan, kryeministri britanik, Boris Xhons, i cilësoi si  pamje të turpit, duke bërë thirrje për dorëzim të rregullt dhe pa dhunë  të detyrës nga ana e Trampit administratës së re në krye me presidentin e ri amerikan, Xho Bajden.

Skena të turpit, në Kongresin amerikan, SHBA-të janë mbrojtës të demokracisë në gjithë botën dhe tani transferi i pushtetit si rëndësi vitale duhet të ndodhë në mënyrë paqësore, shkruan kryeministri britanik, Boris Xhons, në Tuiter.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mass, u bëri thirrje simpatizuesve të Trampit që të ndalen duke e shkelur demokracinë e vendit.

Ndërsa kryeministri britanik, Xhastin Trudo, ka dënuar aktin e djeshëm, duke u shprehur i brengosur për situatën e krijuar, por me optimizëm se e gjithë ceremonia e transferit të pushtetit do të kalojë në mënyrë të qetë dhe demokratike.