Kosovë, 14 shkurti datë e zgjedhjeve

07.01.2021 11:51

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë....

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë do të mblidhet sot për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme (14 shkurt), të cilat u vendosën të mërkurën mbrëma nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Zëdhënësi i KQZ-së, ka thënë se KQZ-ja fillimisht do të vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e publikoi një ditë më parë të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani të mërkurën mbrëma e ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për datën 14 shkurt.