Ahmeti: Krishtlindja na rikujton se dallimet na bashkojnë e na bëjnë më të begatë

07.01.2021 12:19

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti uron të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve.

“Uroj që këto Krishtlindje të sjellin mbarësi dhe mirëqenie nëpër të gjitha familjet që festojnë dhe dëshiroj që fryma e bekuar e kësaj festet’i prekë të gjithë njerëzit gjatë shprehjes së dëshirave për një të ardhme më të ndritur. Përfitoj nga rasti që të theksoj se pikërisht janë Krishtlindjet ai moment kur solidariteti me ata në nevojë dhe fryma e të qenit një me ata që kërkojnë shpresë mbizotëron, prandaj besoj dhe jam optimist se viti 2021 do të jetë pikërisht një vit që do të rrjedh në këtë shenjë e nën këtë frymë. Krishtlindjet tubojnë familjen si një nga elementet bazë të shoqërisë dhe afrojnë njëri me tjetrin të gjithë njerëzit edhe atë përmes besimit në Zot, ndërsa njëkohësisht na rikujton edhe bekimin që dallimet na bashkojnë dhe na bëjnë më të begatë. Duke shprehur uratat më të sinqerta për secilin nga ju dhe për familjet e juaja, uroj që shënimi i sivjetmë i Krishtlindjeve t’ju gjejë në shëndet të mirë në shtëpitë tuaja”, shkruan në urimin e Ahmetit.