Grubi: Bashkëjetesa fetare, paraqet një themel të fuqishëm për shoqërinë tonë

07.01.2021 12:57

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi përmes një telegram urimi, të gjithë besimtarëve ortodoks u ka uruar Krishtlindjet.

“Më lejoni, që në emër të gjithë neve në Ministrin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe në emrin tim personal t’ju uroj me rastin e Krishtlindjeve dhe t’ju dëshiroj shëndet dhe mbarësi të gjithë juve dhe familjeve tuaja. Festat fetare na rikujtojnë se sa të bekuar jemi për bashkëjetesën tonë fetare,  që paraqet një themel të fuqishëm për shoqërinë tonë. Kremtimi dhe shënimi i festave të tilla na nxitë drejt një përkushtimi më të madh dhe drejt realizimit të një jete më të mirë për të gjithë ne bashkë që jetojmë në këtë nën qiell. Duke uruar gjitha të mirat për ju dhe familjet tuaja, në frymën e kësaj feste të madhe besoj dhe jam i sigurt që shoqërinë tonë tashmë po e ndërtojmë përmes synimeve për një jetë më të mirë dhe pa paragjykime. Uroj që këto Krishtlindje t’ju gjejnë me shëndet të mirë, në mirëqenie dhe harmoni,” - shkruan në urimin e Grubit.