Punësimi në sektorin shtetëror më atraktiv se në atë privat
Edhe pse te të rinjtë e anketuar nga TVM2 nuk mungonte interesi për punsim ose fillim të biznesit individual, ata thonë se për momentin në Maqedoni sektori privat nuk është i sigurt, ndërsa në administratën shtetërore është më lehtë të mbahet vendi i punës.........

Punësim në sektorin shtetërorë apo atë privat?! Për të rinjët edhe më tej ngelet më atraktive punësimi në sektorin shtetërorë se sa atë privat për shkak të siguris që ndjejn gjatë punësimit. Sipas tyre sektori privat nuk ofron siguri afatëgjate dhe nuk I plotëson disa të drejta që dalin nga ligji për mardhënie pune.
Edhe pse te të rinjtë e anketuar nga TVM2 nuk mungonte interesi për punsim ose fillim të biznesit individual, ata thonë se për momentin në Maqedoni sektori privat nuk është i sigurt, ndërsa në administratën shtetërore është më lehtë të mbahet vendi i punës.
“Siguria është një pikë se pse të rrinjtë do të dëshironin të punësohen në sektorin shtetëror, por nëse marrim parasysh shumë gjëra tjera si avansimi për të zhvilluar një karier personale, mendoj se atë më mirë mund të arrim në sektorin privat se sa atë shtetëror. Edhe pse në Maqedoni ende nuk është shumë i zhvilluar, por besoj se është në hapa të zhvillimit që e ka patjetër të behet nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE”.
“Të jemë i sinqert deri në 24 vejtë I riu kryesisht merret me studimet ska shumë kohë, ndërsa kur kalon një kohë dhe kërkon punë në sektor privat, i thonë po ti ske përvojë pune. Nuk është zgjidhje puna shtetëre, por realishtë të flasim ofron një lloj sigurie afatëgjate. Ndërsa për biznes privat për momentin Maqedonia ska kushte të volitshme”.
“Më shumë kisha dashtë biznes privat. Më mirë të hapi ndinjë biznes privat se sa të jemi i mvarur nga shteti”.
Fahmi Osmani nga OJQ”RACIO” thotë se shteti duhet të përgadis rinin që më me guxim dhe besim t'a pranojnë sektorin privat.
“Republika e Maqedonis duhet të ndryshoj politikat për sa i përket ballafaqimit me problemin e papunsis. Rinia është tepër e shqetësuar për shkaka të problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohen, sepse institucionet nuk ju përmbahen rregullave dhe kritereve të cilat vetë ata I kanë përcaktuar për punësim” – tha Kryetari i Qendrës për zhvillim edukativo-kulturor “Racio”, Fahmi Osmani.
Edhe përkundër përpjekjeve të shumta të Qeverisë që përmes projekteve për vetëpunsim të inkurajojë rinin që të hapin biznese private, kjo nismë është e pasuksesshme sepse të rinjët nuk e konsiderojn si vend të sigurt për zhvillim të biznesit.
Ekonomisti Arben Halili, sqaron se të rinjët kanë pak guxim të hapin biznese private, sepse me ndryshimet e shpeshta ligjore edhe më shumë rëndohet pozita e të rinjëve.
“Maqedonia për momentin është ndër shtetet më jo stabile për hapjen e biznesit respektivisht është një ndër shtetet e cila nga njëra anë pretendojn që të bëjën favorizimin e hapjes së bizneseve të reja, veçanërisht tek të rinjët deri në moshën 29 vjeçare kurse nga ana tjetër me ndryshimet e shumta ligjore të cilat kanë ndodhur 2-3 muajt e fundit bëjnë që pikërisht këto biznese të jenë të detyruara që në start të kenë dy kasa fiskale, pra njërën ta kenë rezerv në rastë se do I prishet tjetra. Ngarkon me të dhëna shtesë, sigurisht edhe rroga e 13 paraqet edhe një problematic me vete” – tha ekonimisti, Arben Halili.
Të dhënat zyrtare flasin se gjysma e të rinjve, gjegjësisht 46% e moshës nga 18 deri 29 vjeç , është e papunë dhe kjo sipas ekonomistit Halili do të qëndroj kështu deri sa Qeveria të ndrishoj politikën e favorizimit të biznesit të ri. (Sanije Kasami, TVM2)
