Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani, Iraku lëshon urdhër-arrest për Donald Trump

07.01.2021 14:57

Një vit pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani...

Një vit pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, Iraku ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin në ikje të SHBA, Donald Trump.

Gjykata në Bagdad shpall fajtor Trump edhe për Abu Mahdi al-Muhandis, zyrtar i lartë ushtarak irakian që humbi jetën në të njëjtin sulm në aeroport bashkë me Qasem Soleimanin. Ky urdhër-arrest ka ardhur vetëm dy javë përpara se Trump të dorëzojë përfundimisht detyrën si President.

Kujtojmë se Soleimani mbeti i vrarë në një sulm me dron në 3 janar të vitit 2020.