Uashington, Pendarovski: Dhuna nuk minon demokracinë

07.01.2021 15:35

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski...

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, dënoi trazirat e djeshme në Uashington dhe sulmin ndaj kongresit amerikan. Në profilin e tij në facebook, Pendarovski porositi se dhuna nuk mund të jetë justifikim për minimin e demokracinë.

“Sjellja e individëve nuk do të rrënojë besimin në institucione. Ngushëllime dhe solidaritet me qytetarët amerikanë.”,- ka shkruar Pendarovski.

Zaev: Dhuna duhet të dënohet

Kryeministri, Zoran Zaev, duke dënuar dhunën, ka shkruar se demokracia duhet të mbisundojë.

“Fotografitë nga Uashingtoni janë brengosëse dhe shqetësuese. Dhuna duhet ndëshkuar. Shpresojmë dhe besojmë se do të mbisundojë demokracia, kjo është e vetmja rrugë për të ecur para,” ka shkruar Zaev në Twiter.

Ahmeti: Presim përkrahje nga administrata e re

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar vërtetimin e fitores së Xho Bajdenit, duke pritur në mbështetjen e administratë së re amerikane në rrugëtimin eruopian të Maqedonisë Së Veriut.

“Dy dhomat e kongresit, në seancë të përbashkët vërtetuan fitoren e presidentit të ri Xho Bajden. Vullneti i popullit nuk mund të mohohet dhe sundimi i së drejtës triumfoi pa marrë parasysh sfidat aktuale për demokracinë”, ka shkruar Ahmeti në urimin drejtuar Bajdenit.

E Majta: OKB të ndërhyjë në ShBA

Ndërkohë E Majta ftoi Kombet e Bashkuara urgjentisht të dërgojnë forca paqeruajtëse në SHBA për të vënë nën kontroll situatën deri në momentin kur faktori ndërkombëtarë do të vlerësojë se ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike. (Meral Ismaili, TVM2)