Maqedoni

Besimtarët ortodoks festojnë Krishtlindjet, z. Stefani me lutje për përfundimin e pandemisë

07.01.2021 16:49

Besimtarët ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut festojnë Krishtlindjet...

Në Katedralen "Shën Klementi i Ohrit" në Shkup u mbajt liturgji e Krishtlindjes. Kreu i kishës, zotëri zotëri Stefani, në mesazhin e Krishtlindjes, uroi që besimtarët të duan njëri-tjetrin dhe ky vit të jetë një vit i fitores mbi të keqen dhe armiqësinë, si dhe i është lutur Zotit që të shpëtojë njerëzimin sa më shpejtë nga pandemia. 
 
“Ne jetojmë në një kohë të krizave të shumta ekonomike, politike, sociale, arsimore, shëndetësore dhe veçanërisht morale. Ka gjithnjë e më shumë tragjedi dhe vuajtje njerëzore në botë, gjithnjë e më shumë egoizëm, pandjeshmëri, hipokrizi, krenaria mbretëron dhe dashuria zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga urrejtja dhe e mira me të keqen, kjo sepse ne kemi gjithnjë e më pak akses në jetë.”,- tha zotëri Stefan Stefani.
 
Në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse në vend, sot u mbajtën liturgji për Krishtlindje. Ndërsa krerët shtetëror dhe politik në vend uruan besimtarët ortodoks për Krishtlindje. 
 
REJHANE BUSHI METAJ