Botë
ShBA, Kongresi konfirmoi Joe Biden president të ri
07.01.2021 17:12
Kongresi amerikan ka verifikuar Joe Biden dhe Kamala Harris si presidentin dhe nënpresidentë e ardhshme amerikane...

Kongresi amerikan ka verifikuar Joe Biden dhe Kamala Harris si presidentin dhe nënpresidentë e ardhshme amerikane.
“Xho Bajden dhe Kamala Haris do të jenë kryetar dhe zëvendëskryetar të SHBA-ve.”.,- tha Senati.
Ligjvënësit amerikanë konfirmuan se Biden ka fituar 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa Donald Trump 232 vota. Votat elektorale u miratuan pasi Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve refuzuan kundërshtimet e republikanëve ndaj votave në shtetet e Pensilvanisë dhe Arizonës.
Certifikimi i votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit amerikan është hapi i fundit në procesin zgjedhor, para inagurimit të presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe nënpresidentes Kamala Harris më 20 janar.
Seanca e Kongresit vazhdoi pas rreth katër orësh trazira, pasi protestuesit e dhunshëm që mbështesin presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit duke hyrë brenda. Presidenti I zgjedhur Biden e ka dënuar dhunën.
“Skenat kaotike në Kapitol nuk e përfaqësojnë Amerikën e vërtetë, atë nuk dëshmojnë se kush jemi ne. Atë që e shohim është një numër i vogël ekstremistësh që nuk po respektojnë ligjin. Fjalët e presidentit kanë rëndësi pa marrë parasysh nëse është i mirë në kryerjen e funksionit. Në rastin më të mirë fjalët e presidentit mund të ishin inspirim, në rastin më të keq mund të provokonin.”,- tha presidenti i zgjedhur i ShBA-ve, Joe Biden.
Demokratët kërkuan që në bazë të nenit 25 të kushtetutës amerikane të ngritet procedurë për shkarkimin e presidentit.
“Edhe përkundër ngjarjeve të turpshme do të vazhdojmë të punojmë si edhe deri më tani. Do të jemi pjesë e historisë që do të dëshmoj botës se çka është Amerika. Ky ishte sulm që e dëshmoi dobësinë e njerëzve që porosinë e tyre e paraqitën nëpërmjet dhunës.”,- theksoi kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Pas protestave të dhunshme nga përkrahësit e tij, presidenti në largim, Donald Trump megjithatë ka paralajmëruar se do të ketë një tranzicion të rregullt të pushtetit.
"Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 janar", tha Trump në një postim në Twitter nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, pasi faqja e tij në Twier është bllokuar.
Policia e Uashingtonit njoftoi se katër persona kanë vdekur gjatë sulmit në ndërtesën e Kongresit. Përveç një gruaje të qëlluar nga policia, tre të tjerë vdiqën si rezultat i "urgjencave mjekësore". Deri më tani, më shumë se 52 persona janë arrestuar - 47 prej të cilëve për shkelje të rregullave të izolimit.
Autoritetet kanë vendosur orë policore ndërsa në Uashington ndërsa deri më 21 janar është shpallur edhe gjendje e jashtëzakonshme.
Ndërkohë dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin mundësinë të jepnin dorëheqje.
FITIM KRYEZIU
