Maqedoni
COVID-19, stabilizohet situata nëpër spitale, ka shtretër të lirë
07.01.2021 17:36
Situata me virusin Korona në vend është stabile dhe ka një rënie të lehtë si i atyre të infektuar...

Situata me virusin Korona në vend është stabile dhe ka një rënie të lehtë si i atyre të infektuar po ashtu edhe i të shtruarve nëpër spitalet në vend. Gjatë 24 orëve të fundit 17 pacientë të rinj u hospitalizuar për shkak të ndërlikimeve nga virusi në qendrat Kovid në Shkup, ndërsa numri në total i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid që po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup është 379.
Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur tetë pranime edhe atë dy pacientë u hospitalizuan në Klinikën për Gastroenterohepatologji. Katër pacientë u pranuan në Klinikën e Neurologjisë dhe një pacient u shtrua në Klinikën e Dermatologjisë dhe Klinikën e Veshit, Hundës dhe Fytit.
Në qendrën Kovid në Spitalin “8 shtatori” ka pasur gjashtë pranime të reja, kurse në Klinikën Infektive tre gjatë ditës së djeshme. Gjatë 24 orëve të kaluara në shtëpi janë lëshuar 10 pacientë të shëruar. Për momentin, 24 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e Lëkurës në Qendrën Kovid, 28 pacientë në Klinikën e Neurologjisë dhe gjithsej 26 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin e TBC-së, në Klinikën e Syve tre pacientë dhe në ORL 16 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 102 të sëmurë, kurse në Kliniken e Sëmundjeve Infektive qëndrojnë 96 pacientë, ndërsa në Institutin e sëmundjeve të mushkërive te fëmijë në Kozle ka 24 pacientë. Sa i përket shtretërve të lire nëpër spitalet Kovid, deri në orën 8 të mëngjesit të së enjtes ka pasur 90 vende të lira në Kovid qendrat në Shkup derisa në të gjitha spitalet në vend ka 450 shtretër të lire. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se të gjitha repartet infektive kanë furnizim të mjaftueshëm me oksigjen dhe mund të përkujdesen për pacientë që kanë nevojë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe një ditë më parë theksoi se janë duke u bërë përpjekjet e fundit administrative që të fillojë transporti i vaksinave, ndërsa nga dozat e para do të vaksinohet personeli mjekësor.
“Kemi kaluar një process serioz të evulimit, analizës për të cilën kemi dhënë shumë argumente, pastaj kemi bërë edhe isnpektim si shembull se si duken tek ne vendet ku do të rruhen vaksinat, si do të shpërndaheshin dhe mund të them se jemi plotësisht të gatshëm që kur të vijnë vaksinat t’i shpërndajmë ato dhe tua japim pacientëve. Së pari do të vaksinohen punonjësit mjekësor, nga të gjithë punonjësit mjekësor së pari ato të cilët punojnë me pacient kovid”, u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sa i përket respektimit të masës për mbajtje të maskës, MPB gjatë 24 orëve të fundit shqiptoi 390 dënime, ndërsa nga 1 maji e deri më tani sipas MPB-së numri i të dënuarve është 128,849 qytetarë, kurse dënimet arrijnë vlerën e më shumë se 2 milion euro.
ZEKIRIJA MEXHITI
