Maqedoni

Dimitrov: Bisedimet vazhdojnë pas zgjedhjeve në Bullgari

07.01.2021 18:47

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, paralajmëron mosvazhdim të bisedimeve me bullgarinë deri në përfundim të zgjedhjeve të cilat në vendin fqinjë janë caktuar për 28 mars.
 
“Një pjesë e forcave politike bullgare dëshirojnë që këtë çështje ta shfrytëzojnë në fushatë. Nuk mendoj se do të ndihmojmë nëse përfshihemi në këtë histori. Mendoj se është koha që të pushojmë pak nga ky problem dhe praktikisht nga Bullgaria. Është koha që ta investojmë energjinë dhe kohën e limituar që kemi, në rregullimin e oborrit tonë.”,- ka thënë Dimitrov për Agjencinë MIA.
 
Sipas tij, tani është koha që vendi të fokusohet në reforma të brendshme.