Botë

KQZ: Fushata prej më 3 deri më 12 shkurt

07.01.2021 19:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme do të nisë më 3 shkurt ka bërë të ditur kryetarja e KShZ-së.
 
“KQZ ka afat prej 21 deri më 22 janar të bëjë certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve të tyre. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021. Ndërkaq, fushata zgjedhore do të jetë nga data 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt.”,- deklaroi kryetarja e KQZ-së – Kosovë, Valdete Daka.
 
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë u shpallën nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se qeveria në detyrë e drejtuar nga Avdulla Hoti, ishte zgjedhur me votën një deputeti të dënuar me burg efektiv prej tre vitesh, prandaj e çoi Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.  
 
GYLTENE SINANI