SHBA po punon për të vërtetuar videon e IS-it
Një video, e cila supozohet se është publikuar nga militantët e Shtetit Islamik, pretendon se grupi ekstremist i ka prerë kokën punëtorit amerikan të ndihmës, Abdul Rahman Kassig......

Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara ka thënë se zyrtarë të inteligjencës amerikane janë duke punuar për të përcaktuar vërtetësinë e vidoes.
Familja e Kassigut ka thënë se është duke pritur konfirmimin zyrtar për vdekjen e “djalit të tyre të çmuar”.
Ajo u ka bërë thirrje mediave që të përmbahen nga përdorimi i videos së prerjes së kokës. Kassig ka qenë ish-ushtar i ushtrisë amerikane. Ai thuhet se është konvertuar në Islam derisa ka qenë në robëri.
Shteti Islamik ka vrarë me prerje koke edhe dy gazetarë amerikanë dhe dy punëtorë britanikë të ndihmës.
