Botë

Kovid-19, 6 të vdekur dhe 697 të infektuar në Shqipëri

07.01.2021 20:09

Vijojnë të mbeten të larta vdekjet dhe infektimet nga virusi Covid-19 në Shqipëri...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 persona, ndërsa të infektuar janë 697 të tjerë. Situata duket e përmirësuar në spitale, ku aktualisht janë të shtruar 260 pacientë. Nga këta, 19 janë në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
 
Ndërkohë, numri i testimeve paraqitet në rritje, 3,668 të tilla në 24 orë, përfshirë edhe testimet e shpejta që bëhet në qendrat shëndetësore.
 
Shqipëria po bëhet gati edhe për vaksinimet kundër Covid-19, në sajë të një marrëveshjeje me kompaninë “Fajzer”, e cila i ka premtuar Shqipërisë 500 mijë doza.
 
Ky proces do të kryhet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, i cili po përgatit infrastrukturën për realizimin  me efikasitet të vaksinimit.
 
Fillimisht do të vaksinohet personali mjekësor, efektivët e policisë dhe mësuesit, ndërsa në një fazë të mëvonshme, të moshuarit. 
 
LULJETA NDOKA