Botë
Kovid-19, 6 të vdekur e 309 të infektuar në Kosovë
07.01.2021 20:25
Virusi Korona në 24 orët e fundit u ka marrë jetën edhe 6 personave në Kosovë...

Krahas gjashtë të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.417 persona, prej të cilëve 309 persona rezultuan pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144.
Numri total i rasteve pozitive është 52.943 persona, prej të cilëve 1.363 kanë humbur jetën.
