Botë

Mbi 4 mijë viktima dhe mbi 132 mijë shtrime në spital në një ditë në SHBA

08.01.2021 10:16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 132 370 shtrime me Covid-19...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 132 370 shtrime me Covid-19 në spital të enjten, sipas Projektit të Ndjekjes së Covid (CTP).
 
CNN raporton se ky është numri i dytë më i lartë i shtrimeve në spital, i raportuar në një ditë të vetme dhe dita e 37-të radhazi që SHBA ka mbi 100,000 shtrime në spital.
 
Po kështu edhe një numër rekord prej 4 mijë viktimash u regjistrua në 24 orët e fundit në SHBA. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins gjatë 24 orëve u raportuan edhe 265 mijë raste të reja të infektimit.
 
Ndërkohë në të gjithë botën rastet e koronavirusit globalisht kanë kaluar mbi 88 milionë, me një rritje prej tre milionë infeksionesh në vetëm katër ditë.   Sipas Universitetit Johns Hopkins   infeksionet në botë aktualisht janë 88 042762, duke përfshirë 1 898 530 vdekje.