Botë

Stuhia Filomena prek Spanjën, moti i keq do godasë edhe Ballkanin

08.01.2021 11:54

Spanja po përgatitet për ardhjen e stuhisë Filomena, që duhet të sjellë atje erëra polare dhe reshje të mëdha bore...

Spanja po përgatitet për ardhjen e stuhisë Filomena, që duhet të sjellë atje erëra polare dhe reshje të mëdha bore. Stuhia Filomena, sipas meteorologëve, do të “bombardojë” Euopën me 40 cm borë dhe erëra të forta.

Efektet e para të saj kanë filluar të shihen Spanja regjistroi temperaturën e saj më të ulët të enjten, prej -35.8 ° C. Temperatura rekorde u regjistrua në stacionin e motit Vega de Liordes, i vendosur në një lartësi prej 1,874 metra në provincën veriperëndimore të Leon. Nëse konfirmohet nga agjencia e motit AEMET, kjo do të ketë thyejë rekordin prej -34.1 ° C të vendosur vetëm një ditë më parë në Pirenejet lindore. Përveç reshjeve të mëdha të borës, Filomena pritet të trazojë detet, të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme që do të shkaktojnë probleme në shumë vende evropiane, veçanërisht në Spanjë dhe Portugali. Bora e ka mbuluar tashmë Madridin, duke habitur banorët e tij.Banorët e Madridit, thonë se në qytet nuk bie borë prej kohësh dhe kur bie, thjeshtë mbulon tokën për pak kohë. Por këtë radhë, ajo po ofron spektakël.

Evropa qëndrore ndërkohë ka përjetuar prej ditësh tashmë temperatura të ulëta dhe reshje shiu. Akoma më shumë shira sipas meteorologëve priten gjatë ditëve të ardhshme në Itali dhe Ballkan. Vala e motit të keq madje po shtyhet më në lindje, drejt Greqisë dhe Shqipërisë ku tashmë rreshjet kanë shkaktuar probleme në shumë zona. Sidoqoftë, zona lindore e Evropës, veçanërisht Greqia dhe Turqia nuk do të shohin temperatura të ulëta, por reshjet e shiut do të jenë të konsiderueshme.

SEDAT SELIMI