Maqedoni

Bislimoski për MIA-n: Nuk pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike

08.01.2021 12:30

KRRE nuk planifikon rritjetë çmimit të energjisë elektrike për momentin....

KRRE nuk planifikon rritjetë çmimit të energjisë elektrike për momentin, edhe përkundër prodhimit të zvogëluar të kapacitetit hidrik që  është kryesisht për shkak të hidrologjisë së dobët e që nxiti nevojën për import  në fund të vitit 2020. 
 
Në një intervistë për MIA-n që do të botohet e plotë këtë fundjavë, Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjitikës Marko Bislimoski, thotë se është detyrim i ESM-së që  të përmbushë nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe familjeve me një çmim që përcakton vetë, sepse KRRE nuk përcakton më çmimin  për energjinë elektrike. Nëse do të importojë energji shtesë apo jo, kjo nuk ka rëndësi për sa i përket çmimit, sepse llogaritjet përfshijnë çmimin e ofruar nga ESM dhe brenda këtij çmimi ESM do të mbulojë kostot e saj për importimin e energjisë elektrike, thotë Bislimoski. Aktualisht cmimi është 38.8 euro për megavat orë.
 
“Sipas Ligjit për Energjinë, ESM është e detyruar që brenda çmimit që ofroi nga 38.8 euro për megavat orë,  në vitin  2021 të sigurojë 70 përqind të nevojave të Furnizuesit Universal, i cili nga ana tjetër është i ngarkuar me furnizimin e konsumatorëve të vegjël dhe familjeve me një çmim të rregulluar. Në varësi të asaj që do të sigurojë ESM dhe sa do të sigurojë, do të duhet të zgjedh prodhimin e saj brenda kapaciteteve të saj prodhuese”, thotë Bislimoski.