Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, Stoilkoviq: Vetëm rezidentët, ose nuk e pranojë
08.01.2021 12:57
Lidhur me Regjistrimin e Popullsisë i cili është paralajmëruar se do të mbahet këtë vit, Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoninë e Veriut....

Lidhur me Regjistrimin e Popullsisë i cili është paralajmëruar se do të mbahet këtë vit, Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoninë e Veriut kërkon që në komisionet e regjistrimit të ketë nga dy anëtarë regjistrues me strukture të përzier etnike, të ketë nga dy ekzemplarë nga lista e regjistrimit. Me këtë sipas tyre do të pamundësohet çdo lloj manipulimi dhe të rrepektohet rekomandimi i Eurostatit, që mund të regjistrohen vetëm shteasit resident, dhe jo të gjithë që kanë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i partisë demokratike të serbëve në RMV, Ivan Stoilkoviq, gjatë një interviste për gazetën serbe Politika, ka deklaruar se tash më i kanë përgatitur disa amendamente për regjistrimin.
“Për shkak të aplikimit të këtij rekomandimi, shqiptarët reaguan në mes të procesit në vitin 2011, për shak se nuk ishin të kënaqur, dhe regjistrimi u ndërpre. Ndërkohë për numrin e çdo bashkësie etnike flitet në bazë të regjistrimit të bërë në vitin 2020. Sipas këtij regjistrimi numri I serbëve në Maqedoninë e Veriut është rreth 36 mijë. Do të jetë një betejë e madhe. Pres që të konfifrmohen numrat dhe nëse numri është më I madh pres që të jemi në gjendje për ta kontrolluar procesin e regjistrimit. Nëse kjo nuk ndodh atëherë ne si parti e serbëve në RMV nuk do ta pranojmë regjistrimin”, thotë Stolikoviq.
Stoilkoviq thotë gjithashtu se ka teknika të ndryshme për falsifikimin e rezultateve të dala nga regjistrimi, dhe për ulje sistematike të numrit të etnisë serbe në Maqedoninë e Veriut, dhe me këtë zvoglohet dhe ndikimi I tyre në jetën politike dhe publike të vendit në llogari të tjerëve.
“E kemi edhe këtë këndvështrim konformist dhe oportunist.“Pse unë të merrem me pushtetin, kur mundem të punësohem lehtë, dhe të vij deri tek privilegjet tjera si maqedonas”. Por tani kemi një situatë kur vihet në pikpëpyetje çështja e ekzistimit të popullit maqedonas. Dhe këtu hapet perspektivë e re dhe hapësirë e mjaftueshme për veprimin tonë më artaktiv dhe serioz. Shumë pyetje më vijnë sa i përket mundësisë për të marrë shtetësi serbe”, shton Stoilkoviq në intervistë.
Sa i përket marrëdhëneve mes serbëve dhe maqedonasve, Stoilkoviq ka deklaruar se në këtë drejtim asnjëherë nuk ka pasur asnjë problem.
SEDAT SELIMI
