Maqedoni

Gjobat ndaj funksionarëve të BDI-së, Spasovski: Askush nuk është mbi ligjin

08.01.2021 13:42

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin....

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe këtë e tregon sipas tij edhe fakti që u gjobitën për shkelje kundërvajtëse të gjithë funksionarët e BDI-së që në ditën e inaugurimit të Ministrisë për Sistem politik, u fotografuan pa maskë e pa distancë fizike teska festonin ditëlindjen e kreut integrist. Por a do të ketë edhe padi penale, kjo i mbetet prokurorisë. Ndërkohë padi penale janë ngritur ndaj dy personave nga Strumica të cilët organizuan një festë për ditëlindje ku ftuan edhe mysafirë të tjerë, duke shkelur rregullat Kovid
 
"Ai u dënua dhe prandaj tani mban maskë, të mos ishte dënuar nuk do të mbante. Janë dënuar edhe të gjithë të tjerët që ishin ulur në atë tryezë. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për funksionarë apo të tjerë, kjo tregon se ligjet dhe rregullat vlejnë njësoj për të gjithë. I mbetet prokurorisë të vendosë nëse bëhet fjalë për vepër penale. Në aspekt të shkeljes kundërvajtëse, të gjithë janë dënuar. Është paralajmëruar edhe një kontroll i jashtëzakonshën nga ana e inspektoriatit. Të gjithë duhet t’u përmbahemi rekomandimete të KOmisionit për Sëmundje Ngjitëse.", tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendëshme.