Maqedoni
Tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë, Silva: Prioritet bisedimet me Shkupin dhe Tiranën
08.01.2021 14:00
Hapja e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën mbetet njëra nga prioritetet e presidencës portugeze...

Hapja e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën mbetet njëra nga prioritetet e presidencës portugeze, për çka Lisbona zyrtare do të bëjë çmos që të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare me këto dy vende, thotë minsitri i jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva. Në brifingun online me gazetarë, minsitri portuges vlerëson se RMV dhe Shqipëria kanë mbaruar detyrat e tyre dhe tani duhet të veprojë BE.
"Tani kemi situatë të re – çështjet e parashtruara nga Bullgaria. Qëllimi im është të bisedojë intenzivisht me qeveritë, edhe të RMV-së edhe të Bullgarisë. Është shumë me rëndësi të dëgjohen me kujdes argumentet e palës tjetër. Kur të bëhet kjo, lehtë mund të kuptohet se ekziston bazë e përbashkët mbi të cilën mund të punohet.", tha Augusto Santos Silva, ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë.
Dimitrov: Zgjidhje sipas të drejtës ndërkombëtare
Ndërkohë, minstri Dimitrov shpreson se BE nuk do të lejojë që edhe 2021 të kalojë i pasuksseshëm me politikën e zgjeirmit. Potencon se marrëveshja me Bullgarinë është e rëndë pasi sipas tij, Sofja
po ndërhyn në çështjet për të cilat nuk ka të drejtë. Pas mbarimit të procesit në Kombet e Bashkuara, as Bullgaria e as ndonjë shtet tjetër në botë nuk mund të na tregojë çfarë gjuhe flasim, thotë minsitri Dimitrov. Zgjidhjen e sheh vetëm në suaza të së drejtës ndërkombëtare.
"Mendoj se BE nuk mundet të lejojë luks që edhe vitit 2021 të kalojë si vitit 2020 me mossukses të zgjerimit. Problemet, dallimet që i hap Bullgaria nuk kanë bazë juridike. Ne jemi fqinj, kemi interes të fuqishëm për marrëdhënie të mira, megjithatë, marrëdhëniet e mira nuk mund të ndërtohen kur jemi të sfiduar për diçka që është çështje shumë e brendshme e jona. Për këtë, nuk shoh zgjidhje tjetër të këtyre problemeve përveç në suza të së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë,", tha Nikolla Dimitrov, zv.kryeministër për eurointegrime.
Minsitri i jashtëm Dimitrov shpreson se Lisbona do ti çojë përpara proceset e politikës së zgjerimit të BE-së, aty ku i la federate gjermane, dhe në muajt e parë të presidencës, të miratohet konriza negociuese për fillimin e bisedimeve mes RMV-së dhe BE-së.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
